Kadilli mbërrin në kryesinë e PD: I vendosur për dorëheqjen e parevokueshme të Bashës, sipërmarrja e vështirë, por kam përkrahjen e demokratëve

Shqipëria

Kadilli mbërrin në kryesinë e PD: I vendosur për dorëheqjen e parevokueshme të Bashës, sipërmarrja e vështirë, por kam përkrahjen e demokratëve

Më: 16 maj 2021 Në ora: 17:12
Fatbardh Kadilli

Kandidati për postin e kryetarit të Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli, pak para se të niste mbledhja e antarëve të kryesisë në selinë blu, u ndal në një prononcim për mediat.

Ai tha, se është i vendosur për ta çuar deri në fund kërkesën e tij, për dorëheqjen e parevokueshme të kryetarit aktual të PD Lulzim Bashës, duke thënë se kësaj partie i duhet një frymë e re, për të përmbyllur një cikël, sipas tij, zhgënjyes.

“Jam sot për ti kërkuar dorëheqjen e parevokueshme Lulzim Bashës sepse nuk është zgjidhje për PD, është problemi i PD. Sot përmbyllet një periudhë zhgënjyese për PD dhe po sot fillon një periudhë shprese. Jam i angazhuar për ta çuar përpara këtë projekt, për një PD të pastër.

Jam këtu për t’i shërbyer PD, sipërmarrja është e vështirë, por përkrahja e demokratëve më bën të sigurt për të krijuar një PD të re, të pastër”, u shpreh Kadilli.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat