Meta: Takimi i udhëheqësve të Ballkanit Perëndimor dëshmon se i japim mbështetje bashkëpunimit rajonal

Shqipëria

Meta: Takimi i udhëheqësve të Ballkanit Perëndimor dëshmon se i japim mbështetje bashkëpunimit rajonal

Më: 17 maj 2021 Në ora: 13:16
Foto nga takimi

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka marrë pjesë sot në takimin e 10-të të procesit Brdo-Brijuni me pjesëmarrjen e presidentëve të shteteve të rajonit duke përfshirë presidentët e Sllovenisë dhe Kroacisë, të cilët janë nikoqirë të takimit.

Meta përmes Facebookut ka thënë se ky takim dëshmon se i japim një mbështetje më të fortë dhe më shumë solidaritet bashkëpunimit rajonal për çështjet që i presin.

“Ky takim i rëndësishëm sot i udhëheqësve të procesit të Brdo-Brijunit dëshmon se i japim një mbështetje më të fortë dhe më shumë solidaritet bashkëpunimit rajonal për të konsoliduar paqen dhe përshpejtuar integrimin e të gjithë Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian”, ka shkruar Meta.

Pjesë e këtij takimi ishte edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat