Vaksinimi në zona të thella, Manastirliu: Shpejt mbërrijnë edhe 12 870 doza Pfizer

Shqipëria

Vaksinimi në zona të thella, Manastirliu: Shpejt mbërrijnë edhe 12 870 doza Pfizer

Më: 17 maj 2021 Në ora: 17:30
Ogerta Manastirliu

Kompania Pfizer do të dërgojë në Shqipëri edhe 12 870 vaksina anti-covid.

Ministrja Ogerta Manastirliu shprehet se tashmë gjithçka është gati për të vazhduar me injektimin edhe në zona të thella.

Injektimi i dozave anti-Covid do të vijojë edhe në zonat e thella.

Ministrja Ogerta Manastirliu në inspektimin e rikonstruksionit të qendrës shëndetësore Synej në Kavajë ka theksuar se vaksinimi i popullsisë do të vazhdojë pa ndërprerje.

"Kjo është një qendër model, ashtu sikurse janë të 300 qendrat shëndetësore të cilat janë pjesë e programit tonë të rehabilitimit të gjithë qendrave të kujdesit parësor. Programi i rehabilitimi i qendrave shëndetësore dhe ambulancave do të vijojë. Do të vijojmë derisa ambulanca më e fundit në zonat më të thella të ketë kushte bashkëkohore për t’i ofruar kushte sa më të mira qytetarëve tanë në të gjithë vendin."

Deri më tani në Shqipëri kanë mbërritur 738 mijë doza të vaksinave, prej tyre 84 mijë të kompanisë Pfizer.

"Nga ana tjetër ashtu sikurse në të gjithë vendin, edhe në Synej po vijon procesi i vaksinimit. Janë vaksinuar 670 qytetarë deri tani ku më shumë se 210 mijë qytetarë tashmë e kanë kryer dozën e dytë të vaksinës, pra janë më të mbrojtur. Procesi i vaksinimit po vijon me ritme shumë të mira, sot presim sërish doza të vaksinës Pfizer. Do të mbërrijnë sot në vend 12 870 doza të vaksinës Pfizer, që do të shpërndahen menjëherë në të gjithë vendin, për të vijuar me vaksinimin e kategorive të vaksinuar ose me vaksinimin me dozat e dyta më këtë vaksinë."

Deri më tani janë vaksinuar rreth 670 mijë qytetarë në të gjithë Shqipërinë, ndërsa dozën e dytë e kanë marrë rreth 210.000 qytetarë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat