Forcat e Armatosura rindërtojnë urën në fshatin Kalivac, u shemb nga reshjet intensive

Shqipëria

Forcat e Armatosura rindërtojnë urën në fshatin Kalivac, u shemb nga reshjet intensive

Më: 17 maj 2021 Në ora: 18:54
Forcat e Armatosura rindërtojnë urën në fshatin Kalivac

Forcat e Armatosura shqiptare kanë përfunduar rindërtimin e urës së fshatit Kalivac, në njësinë administrative Ungrej, në bashkinë e Lezhës.

Kujtojmë se, kjo urë u shemb nga reshjet intensive që përfshinë vendin tonë në ditët e para të muajit janar.

Shembja e kësaj ure solli vështirësi për banorët e zonës, por sot ata kanë një urë të re për të lëvizur, ndërmjet fshatrave por edhe me qytetin.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat