A do zgjatet fasha orare?/ Klosi: Do të kërkojmë lehtësim të masave

Shqipëria

A do zgjatet fasha orare?/ Klosi: Do të kërkojmë lehtësim të masave

Më: 17 maj 2021 Në ora: 22:19
A do zgjatet fasha orare?/ Klosi: Do të kërkojmë lehtësim të masave

Blendi Klosi deklaroi në “Quo Vadis” se do t’i propozojnë Komitetit Teknik të Ekspertëve zgjatjen e fashës orare.

Ai tha se do të kërkohet lehtësim i masave kundër koronavirusit, duke marrë shkas nga rënia e rasteve të reja dhe nisjes së sezonit turistik.

“Ne do të propozojmë që të kemi protokolle të lehtësuara. Do propozojmë qe fasha orare të shkojë më tutje. Në zonat turistike do të përpiqemi që të ndërtohet një kontroll dhe mirëmenaxhim.”

Sipas tij, 2022 do të jetë një vit i plotë tursitik për Shqipërinë, teksa theksoi se sa më liberale të jenë vendet evropiane karshi BE, aq më mirë do të funksionojë turizmi.

“Në 2021, uroj të kemi një jetë më të qeshur, të dalin nga shtëpitë. Synojmë që turizmi të shërbejë mbi atë thënien e madhe që ‘jeta triumfom mbi vdekjen'”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat