Ankimimet në KAS, Bushati: Publiku ka të drejtë të kuptojë nëse gënjen PD apo ka vjedhur PS

Shqipëria

Ankimimet në KAS, Bushati: Publiku ka të drejtë të kuptojë nëse gënjen PD apo ka vjedhur PS

Më: 19 maj 2021 Në ora: 00:02
Andi Bushati

Partia Demokratike dhe opozita vijojnë betejën dhe kontestimet në KAS në lidhje me procesin zgjedhor të 25 prillit.

Por, pavarësisht pretendimeve të ngritura, KAS ka pohuar se në disa qarqe pretendimet e PD-së për parregullsi në zgjedhje nuk qëndrojnë.

Analisti Andi Bushati i pranishëm në studion e “Shock” në Euronews Albania këmbënguli në bindjen e vet duke thënë se Partia Demokratike nuk ka prova të mjaftueshme, që do faktonin manipulimin e procesit zgjedhor.

“Qëndrimi i KAS, i përbërë nga shumica e njerëzve socialistë është se ne funksionojmë si në gjykatë dhe barrën e provës e ka pala që ankohet. E thënë ndryshe: Ju të PD, nuk keni prova dhe çfarë keni që na ankoheni në tyre për zgjedhjet. Unë mbroj tezën se PD nuk ka prova, sepse PD ka shkuar si cjapi tek kasapi. Të gjitha ja pasojnë topin njëri-tjetrin, por vetëm topin e të vërtetës nuk e mban asnjëri”, tha Bushati.

Z. Bushati theksoi se qytetarët shqiptarë kanë të drejtën legjitime të kërkojnë transparencë për procesin pasi ky është një kusht për demokracinë.

“Këtu e keqja e pushtetit është se do të mbajë sekretet e mbyllura. Unë dua transparencë se çfarë ka ndodhur me zgjedhjet e mia. Të gjitha duhet të bëhen transparente. Nëse nuk ka krim këtu, aq më mirë, jemi të gjithë të nderuar. KAS ka obligimin që ti kërkojë informacion institucioneve shtetërore në lidhje me zgjedhjet. Publiku ka të drejtë të kuptojë nëse gënjen PD apo ka vjedhur PS”, tha Bushati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat