Abuzimet seksuale me të miturit, Soko tregon arsyet: Pasoja të keqmenxhimit të mjedisit social

Shqipëria

Abuzimet seksuale me të miturit, Soko tregon arsyet: Pasoja të keqmenxhimit të mjedisit social

Më: 20 maj 2021 Në ora: 00:32
Pano Soko

Pano Soko, ka komentuar abuzimet seksuale me të mituarit.

I ftuar në edicionin e lajmeve, Soko është shprehur se abuzimet seksuale janë pasoja të mos arsimit cilësorë, varfërisë, papunësisë dhe keqmenxhimit të mjedisit social.

Sipas tij nëse nuk rregullohen ekuilibrat në shoqëri, si rritja e punësimit apo standardet e jetesës, në vendin tonë do të ndodhin të tilla gjëra.

"Këto janë pasoja të gjithë degradimit jetës sociale ekonomike të vendit. Kryesisht këto fenomene ndodhin në zona të largëta. Janë pasoja të keq menxhimit të mjedisit social, të një shoqërie e cila ka harruar dhe vlerën në fund të fundit. Fëmijët kanë qenë të shenjtë në shoqërinë tonë.

Dyshoj se do kemi ndonjë melhem për të zgjidhur këtë plagë. Ne nëse nuk rregullojmë të gjitha makroekuilibrat që ekzistojnë në shoqëri, duke zhvilluar shoqërinë, arsimi, punësimi, ngritja e një stadi në shoqërinë tonë, pra ecja e shoqërisë një stad më para, në mënyrë që njerëzit të mos jenë të interesuar për të bërë të tilla gjëra.

Gjithë degradimi i shoqërisë i cili ka ardhur ca nga varfëria, ca nga mungesa e arsimit, ca nga fakti se nuk ka shpresë, ca nga fakti se vlerat morale, sa vijnë dhe degradojnë, të gjitha këto prodhojnë një realitet ku ne presim dy tre herë në vit raste të tilla. Është një jetë që degradon dhe kjo degradencë prodhon situata të tilla. Ka mbetur në regres shoqëria.

Një shoqëri e varfër, me një ekonomi të dobët, një shtet ku mungojnë drejtësia, papunësia, fakti se njerëzit nuk shohin shpresë. Kjo diku prodhon drogë, trafikim, të përdhunimit të fëmijëve. Këto janë pasoja dhe derivate të gjendjes së përgjithshme në shoqëri. Nuk ka një rrugë logjike që ne si shoqëri të shohim progresin. Politika është ajo që ka qenë, vafëria është ajo që ka qenë, njerëzit janë ato që kanë qenë, arsimi sa vjen e degradon, të gjitha këto natyrisht do të nxjerrin këto gjëra."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat