Ngacmoi seksualisht një vajzë, 24-vjeçari bie në pranga në Tiranë

Shqipëria

Ngacmoi seksualisht një vajzë, 24-vjeçari bie në pranga në Tiranë

Më: 20 maj 2021 Në ora: 09:53
Foto ilustrim

Një 24-vjeçar ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme, i akuzuar për ngacmim seksual.

J.M. 24 vjeç, u arrestua në flagrancë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 25-vjeçare.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit J. M., 24 vjeç, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase 25-vjeçare”, njofton Policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat