“Përdhunues si i shikon në sy fëmijët e tu?”, protestë në sheshin “Skënderbej” kundër abuzimeve seksuale

Shqipëria

“Përdhunues si i shikon në sy fëmijët e tu?”, protestë në sheshin “Skënderbej” kundër abuzimeve seksuale

Më: 23 maj 2021 Në ora: 12:48
Pamje nga protesta

Në sheshin “Skënderbej” ka nisur një marshim protestë për fëmijët e abuzuar seksualisht. Protesta e nxitur nga shoqëria civile, pak ditë pas abuzimit të rëndë të një 15-vjeçareje nga disa burra në Mirditë, ka sjellë mesazhe të forta.

Qindra qytetarë, pjesa më e madhe vajza, aktivistë të shoqërisë civile kanë protestuar kundër abuzimit ndaj fëmijëve.

“Mos ma vri fëmijërinë, eduko djalin”; “Ne jemi me ty”; “Ti s’je vetëm” e parulla të tjera të ngjashme janë ngritur në protestë nga pjesëmarrësit.

Me daulle e thirrje, marshimi ka vijuar për disa metra, për t’i thënë jo dhunës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat