Përmirësohet situata, Manastirliu: Do të mbyllim pavijonet Covid në rrethe

Shqipëria

Përmirësohet situata, Manastirliu: Do të mbyllim pavijonet Covid në rrethe

Më: 25 maj 2021 Në ora: 15:02
Ogerta Manastirliu dhe Taulant Balla

Përmirësimi i situatës epidemiologjike  në vend ka bërë që Ministria e Shëndetësisë të vendosë mbylljen e pavijoneve  Covid në spitalet Rajonale. Lajmin e dha  ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manasterliu teksa  e shoqëruar nga kreu i Grupit Parlamentar në Partinë Socialiste Taulant Balla u kthye në spitalin e Elbasanit, nga ku falenderoi bluzat e bardha për kontributin e tyre të vyer përballë virusit të rrezikshëm.

Sipas Manasterliut prej 2 javësh situata në vend është e qendrueshme, ndërsa sfidë tashmë mbetet shërbimi shëndetësor postcovid për pacientët të cilët shfaqin patologji të ndryshme.

“Rikthehemi për të mbyllur pavijonin Covid në këtë spital, pas një vlerësimi në dinamikë të të gjithë situatës pandemike në vend. ne kemi vendosur mbylljen e reparteve Covid në spitalet rajonale.

E kemi marrë këtë vendim duke u bazuar në këta indikatorë. Numri i pacientëve në spitale është ulur,” deklaroi ministrja.

Ulja e rasteve pozitive me covid sipas Manasterliut do të sjellë lehtësim të masave, që do të komunikohen nga Komiteti Teknik i Ekspertëve. Përsa i peërket lëvizjes të qytetareve për pushime jashtë vend, ministria u përgjigj se akoma nuk ka një vendin nga vendet europiane. Janë tre variante, pajisja me pasaporta vaksinimi, bërja e një tamponi, dhe dokumentacionin që kë kaluar Covidin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat