Rama flet nga sheshi “Skënderbej”: Nesër del Komiteti me planin e ri për lehtësimin e masave

Shqipëria

Rama flet nga sheshi “Skënderbej”: Nesër del Komiteti me planin e ri për lehtësimin e masave

Më: 26 maj 2021 Në ora: 11:16
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar procesin e vaksinimit në sheshin “Skënderbej”, nga ku ka thënë se nesër do të dalë Komiteti me planin e ri për lehtësimin e masave.

“Ambicia jonë për të pasur një sezon më të lehtësuar do të përmbushet. Për mua ka më shumë rëndësi sa vaksinime kryhen dhe si po shkon rindërtimi.

Së shpejti do të dalim me programin e angazhimeve për mandatin e tretë”, tha Rama.

Kur u pyet për vendimin e DASH për të shpallur “non grata” ish kryeministrin Sali Berisha dhe familjen e tij, Rama zgjodhi të mos komentonte duke thënë: “Jam i fokusuar tek puna.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat