Sfidon Bashën, Kadilli: Po më bëtë kryetar të PD-së nuk do punoj për t’u bërë kryeministër

Shqipëria

Sfidon Bashën, Kadilli: Po më bëtë kryetar të PD-së nuk do punoj për t’u bërë kryeministër

Më: 26 maj 2021 Në ora: 19:47
Fatbardh Kadilli

Fatbardh Kadilli në garë për t’i marrë partinë Lulzim Bashës sot e nisi fushatën për kryetar të PD-së nga Berati.

Në fjalën e tij përpara demokratëve, Kadilli është shprehur se Lulzim Basha duhet të kishte dhënë dorëheqjen pas humbjes së zgjedhjeve të 25 Prillit.

“Lulzim Basha duhej të kishte dhënë dorëheqjen pas zgjedhjeve të 25 Prillit. Unë nëse bëhem kryetar i PD-së nuk do punoj për t’u bërë kryeministër, por për të fituar PD-ja” tha ai ndër të tjera.

Në garë përpos Kadillit, përballë Lulzim Bashës janë edhe Agron Shehaj dhe Edith Harxhi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat