Dosja “Tahiri” në Gjykatën e Lartë, relator i çështjes ish-kreu i Krimeve të Rënda, Sandër Simoni

Shqipëria

Dosja “Tahiri” në Gjykatën e Lartë, relator i çështjes ish-kreu i Krimeve të Rënda, Sandër Simoni

Më: 28 maj 2021 Në ora: 18:18
Saimir Tahiri

Dosja e ish e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahirit pritet që shumë shpejt të shkojë në Gjykatën e Lartë.

Tashmë në këtë gjykatë është përcaktuar relatori i ri i çështjes, i cili do të jetë ish-kreu i Gjykatës së Krimeve të Rënda, Sandër Simoni.

Gjykata e Posaçme e Apelit prishi vendimin e Shkallës së parë dhënë nga ish-Gjykata e Krimeve të Rënda që e dënoi Tahirin me 3 vite shërbim prove për “shpërdorim detyre” duke e rikthyer çështjen për rigjykim.

Pas këtij vendimi, ish-ministri i Brendshëm bëri rekurs dhe dhoma e këshillimit të Gjykatës së Lartë e  pranoi për gjykim.

Vendimi që do të marrë Gjykatës së Lartë do jetë vendimi përfundimtar për Saimir Tahirin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat