Nishani nxjerr 'blof' Bashën

Shqipëria

Nishani nxjerr 'blof' Bashën

Më: 28 maj 2021 Në ora: 23:10
Lulzim Basha, Bujar Nishani

Gjatë bisedës, lidhur me masakrën elektorale, Bujar Nishani u shpreh se nëse kryedemokrati Basha do të futet në Parlament e legjitimon kështu atë çfarë ka sulmuar gjithë këto kohë.

"Në qoftë se Basha thotë ‘ka masakër elektorale’, atëherë nuk duhet të njohë produktin e masakrës elektorale.

Në qoftë se e pranon këtë produkt, do të thotë që s’ka patur masakër elektorale.

Në qoftë se ikën në Parlament, do të thotë që ke pranuar masakrën, e ke legjitimuar atë”, tha Nishani për Vizion Plus.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat