Vranësira, reshje dhe stuhi afatshkurta breshëri, si do të ndryshojnë temperaturat ditën e sotme

Shqipëria

Vranësira, reshje dhe stuhi afatshkurta breshëri, si do të ndryshojnë temperaturat ditën e sotme

Më: 30 maj 2021 Në ora: 07:27
Ilustrim

Sipas MeteoAlb vijon ndikimi i masave ajrore të paqendrueshme mbi vendin tonë, ku veriu dhe pjesërisht zonat qendrore paraqiten me vranësira të dendura dhe shira të izoluar e të pakët, nuk përjashtohet mundësia edhe e ministuhive afatshkutra të breshërit.

Ndërsa mbrëmja sjellë përmirësim gradual të kushteve atmosferike, duke bërë që moti i kthjellët të dominojë në pjesën më të madhe të Shqipërisë, por vranësirat mbeten të dukshme në zonat përgjatë kufirit lindor.

Temperaturat e ajrit rriten lehtë gjatë mëngjesit, por mesdita sjell rënie duke shënuar vlerat minimale dhe maksimale 8°C deri në 25°C.

Era do fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi deri 45-50 km/h, nga drejtimi Veriperëndimor, ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 4-5 ballë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat