Makina përplas motorin, humb jetën i moshuari në Elbasan, shoqërohet shoferi

Shqipëria

Makina përplas motorin, humb jetën i moshuari në Elbasan, shoqërohet shoferi

Më: 31 maj 2021 Në ora: 15:49
Foto ilustrim

Një aksident me vdekje është regjistruar këtë fillimjavë në fshatin Gjergjan të Elbasanit. 

Një autoveturë dhe një motor janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë ka humbur jetën 78-vjeçari që ndodhej në motor.

Forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë shoqëruar në komisariat drejtuesin e automjetit.

Ndërkohë po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes që solli këtë aksident që rezultoi fatal për jetën e 78-vjeçarit i cili u identifikua si banor i zonës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat