Bregu: Niveli i lartë i papunësisë të të rinjve kërkon veprime të menjëhershme

Shqipëria

Bregu: Niveli i lartë i papunësisë të të rinjve kërkon veprime të menjëhershme

Më: 31 maj 2021 Në ora: 18:48
Majlinda Bregu

rojekti ESAP i RCC-së prezanton studimin për Punësimin e të Rinjve në Ballkanin Perëndimor

“Rinia dhe punësimi nuk kanë qenë një kombinim i mirë në Ballkanin Perëndimor. Shkalla mesatare e papunësisë të të rinjve në vitin 2020 ishte 35.1%. Në BE kjo normë është më pak se gjysma (16.9%). Një pjesë të fajit mund t`ia atribuojmë pandemisë së COVID-19 që ndaloi krijimin e vendeve të punës. Ndryshimi i situatës së papunësisë së të rinjve ka nevojë për eliminimin e shkakut të këtij problemi, dhe jo thjesht të merremi me efektet e saj”, tha Majlinda Bregu, Sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC), teksa i falënderoi pjesëmarrësit për praninë e tyre në konferencën “Give Youth a Chance” (Jepi Rinisë një Shans), organizuar nga projekti i implementuar nga RCC, i financuar nga BE, “Employment and Social Affairs Platform 2 (ESAP 2), projekt që prezanton studimin mbi Papunësinë e Rinisë në Ballkanin Perëndimor.

“Në vitin 2020, punësimi i të rinjve ishte nën 27% në Ballkanit Perëndimor. Hendeku gjinor është mjaft i konsiderueshëm gjithashtu, pasi nivelet e punësimit për vajzat është 14.5%, përkundrejt 24.8% për djemtë. Nevoja për të vepruar është e qartë, pasi rinia është pasuria jonë më e çmuar. Për të ndryshuar gjërat, ne nuk duhet të rishpikim rrotën, por përkundrazi t`i përdorim eksperiencat e ekzistuese për të krijuar një automjet. Në këtë rast specifik për të krijuar skemën “Youth Guarantee” (Garancitë për të Rinjtë) në Ballkanin Perëndimor, sipas modelit të BE, që ndihmoi miliona të rinj evropianë për të marrë oferta cilësore për punësim, arsimim të vazhdueshëm, praktikë ose trajnim brenda një periudhe prej katër muajsh nga të qenit i papunë apo nga përfundimi i arsimimit. Unë mendoj pozitivisht që ne mund ta bëjmë këtë të gjithë së bashku, për ekonomi më të mira, për të ardhmen tonë më të mirë”, shtoi Bregu.

Jordi Curell, Drejtor i Drejtorisë së Përgjithshme të Punësimit, Çështjeve Sociale dhe Përfshirjes (DG EMPL) i Komisionit Evropian, theksoi se “një shoqëri e cila nuk jep shpresë dhe nuk ofron mundësi për rininë e saj është një shoqëri pa të ardhme”. Ai shtoi se BE është e gatshme të mbështesë zhvillimin e programeve të aktivizimit të të rinjve përmes mbështetjes për “Youth Guarantee” në rajon, bazuar në linjat e atyre që janë zbatuar tashmë nga Shtetet Anëtare të BE-së, përmes instrumenteve si “Instrument for Pre-Accession” (IPA), duke konkluduar se BE po pret të shikojë zgjidhje dhe perspektiva të reja për të rinjtë në Ballkanin Perëndimor.

Amira Ramhorst, Drejtuese e Ekipit të projektit ESAP 2 prezantoi gjetjet kryesore të studimit duke theksuar çështjet kryesore me të cilat përballen të rinjtë në tregun e punës në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, ndërsa Profesor William Bartlett, redaktor dhe analist i Lead Study, prezantoi rrugën e mundshme për “Youth Guarantee” (Garancinë e Rinisë) në rajon. Konferenca u moderua nga Ognjen Markoviç, Ekspert i Projektit “Western Balkans Youth Lab Project” të Ballkanit Perëndimor, që mori pjesë aktivisht në organizimin e aktivitetit të sotëm.

Konferenca mblodhi përfaqësues të të rinjve nga i gjithë rajoni, përfaqësues të ministrive të Punës dhe ministrive të tjera të ngarkuara me punën dhe çështjet e punësimit të të rinjve nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, përfaqësues nga Drejtoria e Përgjithshme e BE-së për Punësimin, Çështjet Sociale dhe Përfshirjen, të ftuar nga organizatat ndërkombëtare, partnerët në këtë projekt, Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO) dhe Fondacioni Evropian i Trajnimit (ETF).

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat