Makina përplas kalimtaren e moshuar, shoferi ikën në drejtim të paditur. 78-vjeçarja dërgohet me urgjencë në spital

Shqipëria

Makina përplas kalimtaren e moshuar, shoferi ikën në drejtim të paditur. 78-vjeçarja dërgohet me urgjencë në spital

Më: 1 qershor 2021 Në ora: 08:58
Ilustrim

Një e moshuar është plagosur mëngjesin e sotëm nga një automjet. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Livadhjasë në Finiq të Sarandës.

Mësohet se e plagosur ka mbetur Eli Marini 78-vjeçe, e cila është dërguar menjëherë në spital nga kalimtarë të rastit.

Ndërkohë shoferi i automjetet që e ka përplasur është larguar nga vendi i ngjarjes.

78 vjecarja Eli Marini kishte dalë për të kullotur bagëtitë, por u përplas nga makina.

Policia shkoi në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat