Spartak Braho paralajmëron Metën: Bëj kthesë nga rruga ku ke hyrë, ditë të rënda të presin

Shqipëria

Spartak Braho paralajmëron Metën: Bëj kthesë nga rruga ku ke hyrë, ditë të rënda të presin

Më: 1 qershor 2021 Në ora: 20:37
Ilir Meta dhe Spartak Braho

Deputeti Spartak Braho ka bërë një paralajmërim në drejtim të presidentit Ilir Meta.

Në një intervistë në ‘Frontline’ Braho i bëri thirrje Metës që të ndryshojë rrugë, ndërsa shtoi se e presin ditë të rënda.

PJESË NGA BISEDA

E atashoni dhe me Ilir Metën?
Patjetër! Këta janë…jo të çantës së zezë, por të listës së zezë. Nuk bëjnë aleanca këta.

A keni informacione se zoti Meta është pjesë e listë së zezë së Amerikës?
Jo se besoj. Nuk e di. I drejtohem; Ilir kujdes! Bëj kthesë nga rruga ku ke hyrë. Se ditë të rënda të presin.

Çfarë ditësh?
Pse të shkarkohesh nga parlamenti është ditë e lumtur?!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat