“O baba, o baba”: Djali i mitur që përjetoi tmerrin kur gjyshi ia vrau babain para syve

Shqipëria

“O baba, o baba”: Djali i mitur që përjetoi tmerrin kur gjyshi ia vrau babain para syve

Më: 5 qershor 2021 Në ora: 12:33
Djali i mitur i Kudret Saliaj

Djali i mitur i Kudret Saliaj, i cili mbeti i vdekur mesditën e djeshme pranë Gjykatës së Tiranës ka qenë dëshmitari i ngjarjes së rëndë.

Ai ka përjetuar momente tmerri, kur gjyshi i tij i vrau para syve babanë.

Sipas dëshmitarëve, pas krimit djali i viktimës bërtiste me të madhe “o baba, o baba”, ndërsa është trembur dhe nga lokali ku ishte i ulur bashkë me të atin, avokatin Adriatik Cama dhe punonjësen sociale, është larguar dhe ka hyrë në Gjykatë.

Atje ai është pritur nga njëra prej punonjëseve të policisë, e cila e ka mbajtur të përqafuar duke i thënë se i ati është mirë dhe nuk ka asgjë.

Ish-vjehrri ekzekutoi me armë zjarri ish-dhëndrin e tij 30 minuta para seancës gjyqësore, meqë rast plumbat kanë plagosur edhe ish-prokurorin dhe avokatin, Adriatik Cama, i cili ishte ulur në kafen pranë gjykatës me viktimën, Kudret Saliaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat