Kërkoi përjashtimin e 7 anëtarëve të trupës gjykuese, Kolegji Zgjedhor rrëzon kërkesën e PD

Shqipëria

Kërkoi përjashtimin e 7 anëtarëve të trupës gjykuese, Kolegji Zgjedhor rrëzon kërkesën e PD

Më: 8 qershor 2021 Në ora: 10:56
Kolegji Zgjedhor

Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar kërkesën e PD për përjashtimin e 7 anëtarëve të trupës gjykuese.

Për këtë kërkesë, PD i referohej rrëzimit të 3 padive te para për përsëritjen e zgjedhjeve ne Gjirokastër, Vlorë dhe Berat.

“Ditën e djeshme është paraqitur një kërkesë nga ana e PD për përjashtimin e 7 gjyqtarëve të kolegjit zgjedhor. Ne e kemi marrë me shqyrtim sot në orën 08:30 dhe në përfundim i kemi gjetur të pabazuara pretendimet e PD. Prevalon vazhdimësia institucionale e Kolegjit Zgjedhor. Neni 151 i Kodit Zgjedhor i ka përcaktuar kolegjit të drejtën për të vendosur lidhur me kërkesat e tilla”, tha gjyqtarja në mbledhje.

Ndërkohë ka vijuar shqyrtimi i PD dhe VV për qarkun e Tiranës, ndërsa LSI si palë e interesuar nuk është paraqitur në seancë.

Përfaqësuesi ligjor i PD tha: “Nuk ka pasoja mungesa e përfaqësuesit të LSI përderisa është vetëm palë e interesuar, jo palë paditëse.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat