Moti për ditën e hënë

Shqipëria

Moti për ditën e hënë

Më: 14 qershor 2021 Në ora: 07:06
Foto ilustrim

Gjatë kësaj jave vendi parashikohet të jetë në një zonë të ndërmjetme masash ajrore.

Në pjesën perëndimore të Mesdheut do të ndikoje anticikloni dhe në Ballkanin Lindor do të mbetet ndikim i ciklonit me qendër që do të drejtohet për në Detin e Zi.

Kështu në vend priten kryesisht kthjellime e vranësira.

Këto hera, herës, do të marrin zhvillim kryesisht në pjesën malore dhe kodrinore të vendit.

Në këto zona në orët kur temperaturat do të arrijnë maksimumin e tyre parashikohen lokalisht reshje shiu me shtrëngata breshëri dhe rrufe.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat