Avokati i Ylli Ndroqit: SPAK nuk ka bashkëngjitur provat për pronat që kërkon të sekuestrohen

Shqipëria

Avokati i Ylli Ndroqit: SPAK nuk ka bashkëngjitur provat për pronat që kërkon të sekuestrohen

Më: 14 qershor 2021 Në ora: 20:36
Besnik Muçi

Avokati i Presidentit të Yldon Media Group, Besnik Muçi u shpreh se në listën e pronave të paraqitur nga SPAK për gjykim, nuk ka listë provash bashkëngjitur.

Ai tha Në faktin e këtij procesi do të ketë një shumësi kërkesat për pavlefshmëri aktesh për shkak të veprimeve të tilla nga SPAK.

Muçi: "Gjykata ka 15 ditë kohë për të lënë një seancë gjyqësore pas kësaj kërkese të SPAK. Seanca gjyqësore është një seancë me kontradikta të plota. Prokuroria paraqiti kërkesën bashkë me provat, për konfiskimin e 11 milionë euro sa thonë këta, se për ne janë 17 milionë euro, dhe të mos vësh ngjitur listën e provave kërkesës për gjykim, që është një gjë elementare. Ne provat tona i kemi listuar të gjitha. Provat listohet dhe duhet të jenë të bashkëngjitura dhe pastaj nis procesi.
Në faktin e këtij procesi do të ketë një shumësi kërkesat për pavlefshmëri aktesh. Ligji parashikon edhe afat për konfiskimin që është rreth 6 muaj, por parashikohet edhe zgjatje e këtij afati në 6 muaj deri në 2 vjet. Në bindjen time, fakti që vetë prokuroria ngatërrohet me këmbët e veta, edhe ata vetë janë të paqartë dhe në presion."

Muçi shtoi se ka një mungesë profesionalizmi nga prokurorët e SPAK dhe se beson se gjykata do të bëjë një gjykim të plotë.

Muçi: "Prandaj kanë thënë më mirë që ta dërgojnë në gjykatë më mirë. Kjo është mungesë e personalitetit profesional, se ky është një televizion i madh. Është besoj se gjykata do të arrijë në një gjykim të plotë dhe pastaj edhe ky 27% do të bjerë e do të shkojmë vetëm te gabimi aritmetik 1%. Sido që të shkojë kjo çështje nga gjykata shqiptare do t'i kthehet si bumerangë taksapaguesve shqiptarë."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat