Do të ketë një përplasje Basha-Berisha? Bushati: Saliu akuzohet se ka 30 vjet që komandon në hije PD dhe…

Shqipëria

Do të ketë një përplasje Basha-Berisha? Bushati: Saliu akuzohet se ka 30 vjet që komandon në hije PD dhe…

Më: 14 qershor 2021 Në ora: 22:28
Andi Bushati

Lideri historik i PD-së, Sali Berisha ka lënë të hapur rikthimin e mundshëm në krye të PD, duke thënë se është konsistent në qëndrimet e tij për kryetarin e Partisë Demokratike.

A do të jetë e mundshme një përplasje Basha-Berisha? I ftuar në ‘Open’, analisti Andi Bushati u shpreh se në ditët më të vështira të karrierës së tij politike, PD u soll si memece ndaj Sali Berishës.

Bushati tha se Berisha është akuzuar për 30 vjet si njeriu që e komandon këtë forcë politike dhe ka vënë në krye të saj Bashën, ‘për të kontrolluar me një kukull PD’.

Bushati: Duket që ka një hatërmbetje të madhe, që nuk ka shqiptar që nuk e kupton dhe pa folur Berisha. Sali Berisha është akuzuar për 30 vjet që është njeriu që e komandon në hije PD. Ka vënë edhe Bashën atje për ta kontrolluar me një kukull PD. Sikur ti marrësh këto akuza për të vërteta, në ditën që PD ju desh, në ditën më të vështirë të karrierës së tij politike, PD u soll si memece ndaj Berishës. Kjo është drama e Saliut dhe kjo shpjegon deklaratat e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat