Përfshihet nga flakët një automjet në Durrës, shoqërohen në polici disa persona

Shqipëria

Përfshihet nga flakët një automjet në Durrës, shoqërohen në polici disa persona

Më: 14 qershor 2021 Në ora: 23:13
Foto ilustrim

Një incident është shënuar mbrëmjen e sotme në lagjen nr. 8 në Durrës.

Policia njofton se një automjet është përfshirë nga flakët dhe raportohet vetëm për dëme materiale.

“Më datë 14.06.2021, në orën 21:20, në lagjen nr.8 Durrës, ka rënë zjarr në mjetin tip “Volkswagen”, në pronësi të shtetasit M. T., nga e cila ka vetëm dëme materiale”, thuhet në njoftimin e policisë.

Janë shoqëruar në ambientet e Policisë disa persona të dyshuar se mund të kenë dijeni për ngjarjen si dhe vijon puna për administrimin e çdo prove materiale që do ti shërbejë zbardhjes së ngjarjes.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të zjarrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat