Temperatura deri në 31 gradë, njihuni me parashikimin e motit për sot

Shqipëria

Temperatura deri në 31 gradë, njihuni me parashikimin e motit për sot

Më: 16 qershor 2021 Në ora: 08:21
Ilustrim

Sipas MeteoAlb kushtet e motit në vendin tonë do të karakterizohen nga kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme në zonat malore, por zona e ulët dhe kryesisht zona bregdetare mbeten me kthjellime.

Parashikohet që edhe mesdita dhe pasditja vijojnë me kthjellime, ndërsa vranësira shfaqen në zonat veriore dhe lindore, por pa reshje.

Temperaturat e ajrit rriten lehtë gjatë mëngjesit dhe mesditës duke shënuar vlerat minimale dhe maksimale 9°C deri në 31°C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri 35 km/h, nga drejtimi Veriperëndimor, ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 3 ballë.

Kosova

Dita e mërkurë mbetet me kthjellime deri pasdite kur vranësira të lehta shfaqen fillimisht në veri dhe gradualisht do të përfshijnë gjithë vendin edhe pse nuk priten reshje. Këto kushte atmosferike mbeten deri pasdite kur moti përmirësohet duke ri-kthyer kthjellimet.

Maqedonia e Veriut

Dita nis me mot të kthjellët në gjysmën perëndimore të MV, por vranësira të lehta do ketë zona lindore. Pas mesditës vranësirat bëhen të dukshme në të gjithë territorin por pa mundur të gjenerojnë reshje.

Rajoni dhe Europa

Kthjellimet dhe temperaturat e larta mbizotërojnë në pjesën më të madhe të kontinentit Europian, konkretisht: Rajonin e Mesdheut, qendrën dhe Ishujt Britanikë. Po ashtu veriu dhe lindja paraqiten me kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme. Ndërsa vranësira të shpeshta dhe herë pas-here rrebeshe shiu paraqiten pjesërisht Europa Perëndimore dhe Brigjet e Detit të Zi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat