Ndalohet 61 vjeçari në Gjirokastër, dyshohet se ngacmoi seksualisht tre vajza të mitura

Shqipëria

Ndalohet 61 vjeçari në Gjirokastër, dyshohet se ngacmoi seksualisht tre vajza të mitura

Më: 16 qershor 2021 Në ora: 09:17
Foto ilustrim

Një 61-vjeçar është ndaluar nga Policia e Gjirokastrës, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht tri vajza të mitura. 

Mësohet se vajzat janë të moshave  14, 8 dhe 7 vjeçe.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër bënë ndalimin e  shtetasit V. M., 61 vjeç, banues në Erind, Gjirokastër, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht tri vajza të mitura të moshës 14 vjeçe, 8 vjeçe dhe 7 vjeçe. 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale ‘Ngacmimi seksual’”, njofton Policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat