Gjiknuri jep mesazhin e trishtë: Një lajm jo i mirë!

Shqipëria

Gjiknuri jep mesazhin e trishtë: Një lajm jo i mirë!

Më: 16 qershor 2021 Në ora: 19:17
Damian Gjiknuri

Deputeti socialist Damian Gjiknuri ka dhënë një lajm të trishtë. Ai shkruan se Sara Alushaj, një prej vajzave në skuadrën socialiste elektorale të Qarkut të Vlorës është shtruar me urgjencë në spital si pasojë e një hemoragjie të brendshme, shkaktuar nga një sëmundje e rrallë dhe e rëndë.

Gjiknuri bën thirrje për ta ndihmuar.

“Të gjithë bashkë të ndihmojmë Sarën! 

Një lajm jo i mirë por njëkohësisht një mundësi për secilin prej nesh për të qenë sa më solidarë. Sara Alushaj, një prej vajzave më energjike në skuadrën tonë elektorale të Qarkut të Vlorës, po kalon një moment të vështirë. Sara është shtruar me urgjencë në spital si pasojë e një hemoragjie të brendshme, shkaktuar nga një sëmundje e rrallë dhe e rëndë. Të dashur miq! Gjej rastin tu nxis që kushdo që ka mundësi, të bashkohet në thirrjen e familjarëve dhe miqve të saj, për të kontribuar më sa të mundet, për të siguruar kurimin e Sarës jashtë vendit, në një prej spitaleve të specializuara për sëmundjet e gjakut. Besimplotë se do të dimë të japim maksimumin në një nismë solidariteti për jetën e Sarës!”, shkruan Gjiknuri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat