Negociatat me BE, Elezi: Pengesë për Shqipërinë mund të bëhet mosmarrëveshja RMV-Bullgari

Shqipëria

Negociatat me BE, Elezi: Pengesë për Shqipërinë mund të bëhet mosmarrëveshja RMV-Bullgari

Më: 16 qershor 2021 Në ora: 21:01
Gentian Elezi

Shumica e Parlamentit të Holandës ra sot dakord për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndër-Qeveritare me Shqipërinë, sapo kuadri negociator të jetë miratuar.

Pedagogu dhe eksperti i integrimit, Gentian Elezi, e cilëson hap pozitiv ndryshimin e qëndrimit nga ana e Holandës sa i takon rrugëtimit evropian të Shqipërisë.

“Mund ta cilësojmë një hap më përpara duke marrë parasysh faktin se Holanda ka qenë në një ndër vendet skeptike për procesin. Kjo është një pengesë më pak për mbajtjen e Konferencës e Parë Ndërqeveritare”, tha ai.

Pavarësisht dritës jeshile nga Holanda, z. Elezi shprehet se pengesë për Shqipërinë mund të bëhet aktualisht mosmarrëveshja mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë.

“Besoje se vendet e tjera nuk do shfaqin pengesë. Me vendet e tjetra kuptoj ato vende që kanë shfaqur skepticizëm herë të tjera si Franca, Gjermani apo dhe Danimarka, por nuk duhet të harrojmë edhe frontin më lindor, ku Bullgaria nuk ka zhbllokuar marrëdhënien me RMV sa i përket avancimin në këtë proces. Tani le të themi se pengesa potenciale edhe për ne është zhvendosur pak më në lindje”, theksoi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat