Edi Rama bën bilancin, ja sa qytetarë janë vaksinuar deri më tani kundër Covid-19

Shqipëria

Edi Rama bën bilancin, ja sa qytetarë janë vaksinuar deri më tani kundër Covid-19

Më: 17 qershor 2021 Në ora: 08:23
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka bërë një bilanc të numrit të vaksinimeve anti-covid deri më tani në vendin tonë.

Përmes një postimi në Facebook Rama thekson se numri i të vaksinuarve ka arritur në 850 mijë.

Kujtojmë se fushata e vaksinimit nisi që në muajin janar, ndërsa vaksinat që po aplikohen në vendin tonë janë Pfizer, AstraZeneca, si dhe Sinovac dhe Sputnik V.

Ditën e sotme BE hoqi kufizimet e udhëtimeve me disa vende të Europës, ku mes tyre përfshihej edhe Shqipëria, si vend jo i rrezikuar nga COVID-19.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat