Ministrja Xhaçka pritet në Turqi nga homologu Cavushoglu, dakordOhen për rritjen e bashkëpunimit në disa fusha

Shqipëria

Ministrja Xhaçka pritet në Turqi nga homologu Cavushoglu, dakordOhen për rritjen e bashkëpunimit në disa fusha

Më: 17 qershor 2021 Në ora: 09:29
Foto nga takimi

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, e cila ndodhet në Antalja, u prit në një takim nga Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Cavushoglu.

Ministrja Xhaçka vlerësoi intensifikimin e dialogut midis dy vendeve, teksa nënvizoi nevojën për realizimin e koordinimit të bashkëpunimit për të konkretizuar në një plan veprimi real Deklaratën e Partneritetit Strategjik.

Bashkëbiseduesit u dakordësuan mbi nevojën për një fokusim konkret për rritjen e bashkëpunimit ekonomik, veçanërisht në fushat e infrastrukturës, teknologjisë, arsimit të lartë, turizmit dhe kulturës. Po ashtu, ata shprehen angazhimin për rritjen e bashkëpunimit në forumet dhe organizmat rajonale dhe ndërkombëtare.

Kryediplomatja Xhaçka ndodhet në Turqi, në krye të delegacionit shqiptar në Samitin e Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore, si dhe në Forumin Diplomatik të Antaljas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat