‘Doli në protestë fuqishëm kundër meje’/ Rama përballet sërish me të riun që tani kërkon të bashkëpunojë: Jemi shokë

Shqipëria

‘Doli në protestë fuqishëm kundër meje’/ Rama përballet sërish me të riun që tani kërkon të bashkëpunojë: Jemi shokë

Më: 17 qershor 2021 Në ora: 11:11
Takim virtual

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një tjetër komunikim me aplikantët për nismën GatiPërShqipërinë.

Ky cikël sesionesh online sipas fushave, tha Rama na mundëson njohjen me të interesuarit dhe eksplorimin së bashku të mundësive e formave të bashkëpunimit me ta

Mes shumë të rinjve Rama veçoi disa , të cilëve iu tha që sa më parë të paraqiteshin për një intervistë.

Ndërkohë mes tyre Rama njohu dhe një të ri, Hansi Kapllani që siç tha ai dikur protestonte kundër tij.

Hansi Kapllani: Unë kam mbaruar Bachelori për administrim dhe politika sociale. Kontributi që mund të jap është konkretisht në fushën e arsimit të lartë. mendoj që kam një eksperiencë të mjaftueshme si në atë empirike dhe teorike.

Rama: ne jemi takuar bashkë. Unë të kam takuar ty se doli në protestë kundër meje fuqishëm dhe prandaj e takova, pastaj ramë dakord që të mos biem dakord, po të jemi shok

Hansi Kapllani: Kjo është e bukura e këtyre takimeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat