Shtyhet seanca për Nevaldo Hajdaraj/ Mungon avokati i plagosur dy javë më parë, Adriatik Cama

Shqipëria

Shtyhet seanca për Nevaldo Hajdaraj/ Mungon avokati i plagosur dy javë më parë, Adriatik Cama

Më: 17 qershor 2021 Në ora: 14:02
Nevaldo Hajdaraj

Seanca për mbrojtjen e Nevaldo Hajdarajt i akuzuar për vrasjen e Klodian Rashës në 8 dhjetor të 2020, është shtyrë.

Shkak për shtyrjen është bërë mungesa e avokatit Adriatik Cama i cili mbeti i plagosur dy javë më parë, në ngjarjen ku humbi jetën Kudret Saliaj.

Ndërkohë Prokuroria ka kërkuar 13 vite burg për Hajdaraj.

Kujtojmë se i riu Klodian Rasha u ekzekutua nga policia vetëm se shkeli orën policore gjatë pandemisë. Në ditën e pretencës nga prokuroria, që kërkoi 20 vite burg për Nevaldo Hajdaraj, TCH ka arritur të sigurojë pamjet e momentit të vrasjes së Klodianit.

Mbas vrasjes së Klodian Rashës vendi u përfshi në protesta, që kërkonin drejtësi për Klodianin dhe që u mbyllën me dorëheqjen e ministrit të brendshëm Sandër Lleshaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat