Xhaçka në SEECP për negociatat: Do të vihet në provë besueshmëria e BE-së

Shqipëria

Xhaçka në SEECP për negociatat: Do të vihet në provë besueshmëria e BE-së

Më: 17 qershor 2021 Në ora: 14:03
Takimi i Ministrave të Jashtëm dhe Samitin e Procesit të Evropës Juglindore (SEECP)

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, mori pjesë në takimin e Ministrave të Jashtëm dhe Samitin e Procesit të Evropës Juglindore (SEECP) që po mbahen në Antalia të Turqisë.

Ministrja Xhaçka vlerësoi rezultatet e arritura falë bashkëpunimit rajonal, duke theksuar se zgjerimi i Bashkimit Evropian ka qenë një nxitës shumë i rëndësishëm për përmirësimin e këtij bashkëpunimi.

“Shumë shpejt, besueshmëria e BE-së do të vihet në provë me vendimin e saj mbi Konferencën e parë Ndërqeveritare për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Është një provë thelbësore jo vetëm për të dy vendet tona, por për rajonin në tërësi dhe për bashkëpunimin rajonal në Evropën Juglindore”, u shpreh Ministrja gjatë fjalës së saj.

Ajo vlerësoi kontributin e kryesisë turke dhe të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal dhe sekretares së përgjithshme Majlinda Bregu për avancimin e axhendës rajonale.

Ministeriali u pasua po sot nga samiti i SEECP, pas të cilit kryesimi i Procesit të Evropës Juglindore kalon nga Turqia tek Greqia për vitin 2021-2022.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat