Lesi: Ç’është kjo opozitë plehrë, që tërheq zvarrë militantët me iluzione të kota

Shqipëria

Lesi: Ç’është kjo opozitë plehrë, që tërheq zvarrë militantët me iluzione të kota

Më: 17 qershor 2021 Në ora: 23:55
Nikollë Lesi

Nikollë Lesi duket se është ndarë përfundimisht me Lëvizjen Socialiste për Integrim dhe Partinë Demokratike.

Në një editorial ai thotë se kjo opozitë nuk ka strategji e motiv dhe për pasojë është e destinuar të humbë përsëri

Shkrimi i plotë:

Opozita bërtet se m’i blenë dhe u manipuluan votat me 25 prill nga Edi Rama dhe mafia vendase, në bashkëpunim me Oligarkët. Opozita vetëm bën deklarata shtypi dhe statuse në facebook për “padrejtesitë e Kryeministrit”; ndaj opozita do rrijë edhe katër vjet të tjera pa pushtet derisa të tretet nga pak e përditë.

Ajo nuk është bashkë, siç ishte para 25 prillit dhe kur na bënin spektakle gjoja “përbashkimi” dhe “solidariteti” për të mposhtur Edi Ramën.

Kjo opozitë bënte bë e rrufe se do ta rrëzonte pushtetin mafioz të Edi Ramës me çdo kusht e çdo mënyrë, por faktet që po dalin përditë na rrënqethin pasi pikërisht kjo opozitë ditën fliste kundër oligarkëve dhe koncensionëve, ndërsa natën takonte pikërisht këta oligarkë, duke iu premtuar se koncensionet do vazhdojnë, por duan “pjesën e tyre”, siç ia jepnin Rilindjes. Por Rama ua mori zgjedhjet, prapë. Dhe rreziku mbetet se prapë e prapë do ti marrë zgjedhjet dhe do mbretërojë deri nga viti 2030.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat