SHBA fundosi familjen ‘Berisha’ / Reagon për herë të parë ministrja e Drejtësisë

Shqipëria

SHBA fundosi familjen ‘Berisha’ / Reagon për herë të parë ministrja e Drejtësisë

Më: 19 qershor 2021 Në ora: 21:59
Sali Berisha

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, ka komentuar shpalljen non grata të ish-kryeministrin Sali Berisha.

Ndërsa e konsideroi një vendim goxha të rëndë, Gjonaj tha se ai ka pasuar një proces të gjatë të DASH.

Pjesë nga intervista në News24:

Çfarë komenti keni për shpalljen non grata të zotit Berisha nga DASh?

Gjonaj: Ky është një vendim që nuk ka nevojë për komente të askujt prej nesh, sepse unë respektoj vendimin e DASh dhe besoj që në këtë kuadër vetë DASH ka ndjekur një proces të gjatë të thellë, për sa kohë që ka dalë në këtë vendim dhe besoj se nuk është vendi për të komentuar.

A duhet të ishte i pari z. Berisha?

Gjonaj: Ju thash që përsa kohë që DASH ka ndjekur një proces të gjatë e të thellë për të dalë në një vendim të tillë, që është një vendim goxha i rëndë besoj që kanë patur arsyet e tyre për ta nxjerrë këtë e për ta bërë publike.  Por ajo c’ka është shumë e rëndësishme, dhe besoj që nuk kanë interes komentet aq sa ka interes qasja e partisë e cila mbështet ose jo raste të tilla, nëse i referohem korrekt fjalimit të kryeministrit në kongres, e tha qartëisht që partia nuk do të shërbejë për asnjë deputet asnjë ministër apo anëtar partie, nëse do të ketë probleme me ligjin, korrupsionin apo problem paligjshmërie. Ndërsa fatkeqësisht nga ana e PD, pamë një qasje tërësisht ndryshe duke e marrë në mbrojtje z.Berisha. Dhe unë besoj që nuk është normale të kemi dy standarde. Kur në momentin që SHBA na mbështesin ne, ne themi që ata janë më të mirët, dhe kur japin një vendim të tillë, themi që ‘jo ky nuk është një vendim i drejtë’. Besoj se ky është komenti im në këtë gjë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat