Moti sot në Shqipëri

Shqipëria

Moti sot në Shqipëri

Më: 20 qershor 2021 Në ora: 07:33
Ilustrim

Mbetemi edhe ditën e diel në ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme, të cilat do të kushtëzojnë mot të kthjellët dhe relativisht të nxehtë.

Mesdita dhe pasditja sjellin kalime vranësirash nëpër territor, ku më të shpeshta vranësirat do jenë në zonat përgjatë kufirit lindor por pa mundur të gjenerojnë reshje.

Temperaturat e ajrit mbeten të pandryshuara në vlerat minimale por rriten temperaturat e mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 12°C mëngjesi deri në 35°C mesdita.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri 35 km/h, nga drejtimi Verior-Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim deri në 3 ballë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat