E dhimbshme/ Ra nga fiku, ndërron jetë adoleshentja në Lushnje

Shqipëria

E dhimbshme/ Ra nga fiku, ndërron jetë adoleshentja në Lushnje

Më: 20 qershor 2021 Në ora: 19:58
Foto ilustrim

Një vajzë 17-vjeçe ka ndërruar jetë pasditen e sotme në Lushnje pasi aksidentalisht ka rënë nga pema.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Thanasaj.

Gazetarja Valbona Davidhi mëson se vajza rreth orës 19:20 ka rënë nga fiku në kopshtin e shtëpisë.

Vajza është dërguar nga familjarët fillimisht në spitalin e Rrogozhinës dhe më pas është nisur për mjekim më të specializuar në spitalin e Durrësit, por ka ndërruar jetë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat