“Shqiptar i poshtër, këtu do ta bëjmë varrin!” Vasili flet për tentativën e dytë që kanë bërë për ta vrarë në Greqi

Shqipëria

“Shqiptar i poshtër, këtu do ta bëjmë varrin!” Vasili flet për tentativën e dytë që kanë bërë për ta vrarë në Greqi

Më: 20 qershor 2021 Në ora: 21:11
Laert Vasili

Aktori Laert Vasili ishte i ftuari i parë për këtë javë në “Dola te Ola”, ku rrëfeu për momentet e bukura të jetës së tij, por edhe për ato të vështira që për aktorin e talentuar nuk kanë qenë të pakta.

Laerti një fëmijë i lindur nga një baba shqiptar dhe nga një nënë minoritare greke, është përballur me vështirësitë e një racizmi të theksuar. Ai tregoi te Ola për uljet e ngritjet që ka patur dhe theksoi se gjithmonë ka qenë gati që të paguajë çmimin për qëndrimet e tij.

Gjatë 20 vjetëve të shkollimit dhe punëve që ai ka bërë në Athinë, asnjëherë nuk e ka fshehur origjinën e tij shqiptaro-greke dhe për këtë ka patur një kosto të jashtëzakonshme.

Në studio u shfaq një foto ku Laerti kishte shenja dhune në fytyrë. Ai zbuloi se ajo gjendje ishte pas tentativës së dytë që atij iu bë për vrasje në korrik të 2014-s, pasi e para ka qenë në tetor të 2012-s.

Ai tregoi se ngjarja ka ndodhur në Athinë në momentin që po dilte nga teatri për të shkuar në shtëpi, një motor kishte ardhur pas tij dhe dy persona të maskuar e kishin dhunuar dhe goditur, teksa i thoshin, “Shqiptar i poshtër, këtu do ta bëjmë varrin!”

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat