Gjykata Speciale lë në burg prokurorin Sali Hasa dhe katër të tjerë - kjo është arsyeja

Shqipëria

Gjykata Speciale lë në burg prokurorin Sali Hasa dhe katër të tjerë - kjo është arsyeja

Më: 21 qershor 2021 Në ora: 16:32
Sali Hasa

Gjykata Speciale ka lënë në burg prokurorin e Sarandës Sali Hasa dhe katër të tjerë. Në masën “arrest shtëpie”, gjykata ka lënë vetëm zyrtarin e Përmetit Bujar Haredinaj.

Kujtojmë se pas  hetimeve të nisura gushtin e kaluar për një grup trafikantësh të lëndëve narkotike ranë në përgjime, prokurori Hasa, oficeri i policisë Napolon Hodaj, një arbitër futbolli, drejtues i ekipit të futbollit në Përmet si dhe një ekspert mjeko-ligjor.

Përveç Hasës, në pranga janë  vënë edhe 5 persona të tjerë me akuzën e korrupsionit, përcaktimi i rezultateve në garat sportive si dhe ekspertim I rremë.

Referuar hetimeve ka rezultuar se Hasa ka pushuar akuzën e plagosjes për Emiljano Miranin, pasi ka marrë një shumë parash nga motra e tij, Elsona Papa që po hetohet nën masën e arrestit shtëpiak. Paraditen e së shtunës, oficerët e SPAK kanë zbarkuar në prokurorinë e Sarandës duke sekuestruar  dokumentet, por edhe printera e sende të tjera ashtu siç shihet edhe në pamje.

Mësohet se janë të paktën tre episode të veçuara nga njëra-tjetra ku nga përgjimet ka rezultuar edhe fiksimi i ndeshjes Selenica-Përmeti që ka përfunduar me rezultatin 1-0 në favor të miqve.

Për këtë është arrestuar arbitri i ndeshjes, Qerim Ruçi si dhe zyrtari i Përmetit Bledar Hajredini.

Një rast tjetër është ai i oficerit të Policisë Gjyqësore, Napolon Hodaj, që dyshohet se në bashkëpunim me ish- ekspertin mjeko-ligjor, Hysen Korenica kanë ndikuar për t’i lehtësuar akuzën një të arrestuari për “Vjedhje me dhunë” dhe “Plagosje”.

Të gjithë këto të dhëna kanë dalë gjatë përgjimit çoi në pranga gjyqtaren e Krujës Enkelda Hoxha, që zbuloi një skemë korruptive të njerëzve të drejtësisë, por edhe korrupsion në radhët e bluzave të bardha.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat