Përplasjet e Këshillit Bashkiak me Dritan Lelin/ Ministria e Shëndetësisë: Të zhvillohet mbledhja fizike duke respektuar masat anti Covid

Shqipëria

Përplasjet e Këshillit Bashkiak me Dritan Lelin/ Ministria e Shëndetësisë: Të zhvillohet mbledhja fizike duke respektuar masat anti Covid

Më: 22 qershor 2021 Në ora: 11:01
Foto

Pas përplasjeve për mbledhjen e kryetarit të Bashkisë së Vlorës me Këshillin Bashkiak, Ministria e Shëndetësisë ka vendosur që të lejohet zhvillimi i mbledhjes.

Sekretari i Këshillit Agron Gjipali ka komunikuar me zv.ministren e Shëndetësisë, Mira Rakacolli për t’i kërkuar konfirmim që  të realizohet mbledhja fizike në sallën e teatrit “Petro Marko”.

Në përgjigjen e saj, zv.ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli konfirmon se mbledhja mund të mbahet fizikisht.

 “Përsa i përket Urdhrit të  Ministres së Shëndetësisë ‘Për ndalimin e grumbullimeve në vende të mbyllura apo te hapura’ qëllimi ka qenë ndalimi i grumbullimeve të posaçme, që sikundër përmendet në urdhër lidhet me tubimet, konferencat, mbledhjet partiake, ceremonitë  festive etj. ku rreziku i trasmetimit të virusit është shumë i lartë.

Përsa më sipër ky urdhër nuk cënon aktivitetin e Këshillit Bashkiak, pasi zhvillimi i  mbledhjeve është vijimësi e punës së Këshillit Bashkiak, një praktikë që përdoret edhe nga institucione të tjera që punën e tyre e mbështesin mbi organe kolegjiale. Sot Vlora paraqet një situatë epidemiologjike të mirë, pa asnjë rast Covid. Sigurisht, këto mbledhje duhet të zhvillohen në përputhje me protokollet anti-Covid të miratuara si respektimi i distances, mbajtja e maskes, kushtet higjenosanitare etj”, thuhet në përgjigjen e Rakacollit.

Kujtojmë se në mbledhjen që pritej të zhvillohej para disa ditësh, Leli mbylli dyert e sallës së teatrit duke mos lejuar që të mblidhej Këshilli Bashkiak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat