U hap para pak ditësh, lëvizje normale në Pikën e Kalimit kufitar të Qafë Botës

Shqipëria

U hap para pak ditësh, lëvizje normale në Pikën e Kalimit kufitar të Qafë Botës

Më: 23 qershor 2021 Në ora: 11:14
Foto ilustrim

Në Pikën e Kalimit Kufitar të Qafë-Botës funksionon normalisht lëvizja e udhëtarëve mes shtetit shqiptar dhe atij grek.

Autoritet greke u kërkojnë udhëtarëve shqiptarë, por dhe atyre minoritarë të jenë të pajisur me garanci ose rezervim të hotelit, shumën prej 50 euro për çdo ditë qëndrimi, gjithashtu dhe masat antiCovid.

Burime pranë pikës kufitare në Qafë-Botë bënë me dije se kuota ditore e lëvizjes së udhëtarëve drejt shtetit grek dhe anasjelltas është 250 udhëtarë në ditë. Puna në këtë pikë nis në orën 7:00 dhe mbyllet në orën 15:00. Fluksi më i madh i lëvizjes është gjatë orëve të mëngjesit.

Udhëtarët nga të dy krahët duhet të jenë të kompletuar me dokumentacionin e nevojshëm, përndryshe nuk lejohen të kalojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat