Ambasadori i OSBE: ODIHR nuk bën certifikim të procesit të zgjedhjeve

Shqipëria

Ambasadori i OSBE: ODIHR nuk bën certifikim të procesit të zgjedhjeve

Më: 23 qershor 2021 Në ora: 11:31
Vincenzo Del Monaco

Ambasadori i OSBE, Vincenzo Del Monaco, në një deklaratë për medien nga Korça u shpreh se ODIHR nuk bën certifikim të procesit të zgjedhjeve, por vetëm vëzhgim të procesit.

Ambasadori tha se duhet pritur raporti përfundimtar për të pasur rezultate sa më racionale.

Del Monaco: "ODIHR nuk bën certifikim të procesit, bën vëzhgim të procesit, ne duhet të presim të dalë raporti përfundimtar sepse në atë mënyrë do kemi përfundime më racionale.

Në thelb raporti tregon disa përmirësime.

Ne si prezenca e OSBE-së në Shqipëri kemi pasur bashkëpunim shumë të mirë përpara zgjedhjeve edhe me partitë politike edhe me KQZ dhe mendoj që kjo është diçka inkurajuese.

Ne lançuam edhe një fushatë ndërgjegjësuese që rinia të merrte pjesë në zgjedhje dhe tema e rinisë është një nga temat që diskutova me kryetarin e bashkisë.

Mbikëqyrja është diçka tjetër dhe kjo bëhet nga ODIHR."

I pyetur se a duhet të bëhet tani ndryshimi i anëtarëve të AMA-s, ambasadori u shpreh se mbështet qasjet transaprente dhe të hapura kur bëhet fjalë për reformat.

Del Monaco: "Unë mbështes qasje transparente dhe të hapura kur flasim për reformat dhe media është një prej fushave të rëndësishme."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat