4-vjeçari bie nga lartësia e banesës në Pogradec, me urgjencë drejt spitalit

Shqipëria

4-vjeçari bie nga lartësia e banesës në Pogradec, me urgjencë drejt spitalit

Më: 23 qershor 2021 Në ora: 20:28
Ilustrim

 Mbrëmjen e sotme, në Spitalin e Pogradecit, është dërguar për ndihmë mjekësore shtetasi i mitur R. K., 4 vjeç, banues në fshatin Gështenjas

Dyshohet se duke luajtur në banesën e gjyshit të tij, në fshatin Vërdovë, aksidentalisht është rrëzuar nga kati i tretë i banesës, në katin e dytë të saj, duke pësuar dëmtime fizike.

Ky shtetas do të transportohet në Tiranë, për mjekim më të specializuar.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat