Në Shqipëri janë kryer mbi 912 mijë vaksinime

Shqipëria

Në Shqipëri janë kryer mbi 912 mijë vaksinime

Më: 23 qershor 2021 Në ora: 22:55
Foto ilustrim

Që nga fillimi i fushatës “Shqipëria Buzëqesh” janë kryer 912 874 vaksinime antiCovid në Shqipëri.

Lajmin e bëri të ditur ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu e cila publikoi mbrëmjen e së mërkurës shifrat e vaksinimit në total deri ditën e sotme.

Ministrja bëri me dije se ditën e sotme janë kryer 11 445 vaksinime kundër coronavirusit.

Procesi i vaksinimit masiv po vijon në të gjithë vendin me kalendar të kombinuar, për qytetarët +50 vjeç dhe punonjës të shërbimeve kritike.

Vaksinimi po kryhet sipas të gjithë parametrave të sigurisë dhe cilësisë nga ekipe të trajnuar vaksinatorësh në të gjithë vendin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat