Çuçi: Dronë super-inteligjentë për kontrollin e territorit

Shqipëria

Çuçi: Dronë super-inteligjentë për kontrollin e territorit

Më: 24 qershor 2021 Në ora: 00:30
Bledi Çuçi

Një kapitull i ri për modernizimin e Policisë së Shtetit, po nis. Kështu është shprehu ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, në inaugurumim e ambienteve të reja të Drejtorisë së Policisë në Shkodër.

"Veç investimeve në infrastrukturë që le të themi kanë hyrë në një fazë përmbyllëse krahasuar me çfarë gjetëm në vitin 2013, po nisim një kapitull të ri për modernizimin e Policisë së Shtetit. Do hapim një kapitull të ri në modernizimin e shërbimeve të Policisë së Shtetit nëpërmjet teknologjisë, që do ta shtrimë në të gjithë shërbimet e Policisë së Shtetit. Me fillimin e këtij mandati të ri qeverisës, do nisim këtë betejë të re në fushën e modernizimit të Policisë së Shtetit.

Ky katër vjeçar do shënojë hapin më të madh në lidhje me teknologjinë, që nga përsosja e aftësive në luftën kundër krimeve kibernitike, deri te kontrolli i të gjithë territorit me dronë inteligjentë, super inteligjentë. Kjo është një sfidë qe e kemi vendosur që do ta ndërmarrim, do ta bëjmë Shqipërinë  një vend model të aplikimit të teknologjisë dhe dronëve inteligjentë për të kontrolluan territorin e Shqipërisë, që nga ndërtimet pa leje apo lufta kundër kultivimit të kanabisit e deri në gjërat më të imëta në kontrollin e lagjeve, rrugëve e trafikut", tha ai. 

Sipas tij, inagurimi i këtij investimi të rëndësishëm të qeverisë shqiptare, është përmbyllje e një kapitulli për investimet infrastrukturore, për të vijuar kë me ngritjen e Policisë së Shtetit në një nivel tjetër.

Në vijim ai shtoi se aleati kryesor i Policisë së Shtetit në përballje me paligjshmërinë janë qytetarët, pa ndihmën dhe mbështetjen e të cilëve puna e të gjithë strukturave të tjera ligjzbatuese nuk jep dot dot rezultatet që duhen.

Të pranishëm në ceremoninë e inagurimit ishin edhe drejtori i Përgjithshëm, Ardi Veliu, drejtues të tjerë të departamenteve në Policinë e Shtetit, Prefekti dhe përfaqësues të institucioneve ligjzbatuese në qark.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat