Shtyrja e negociatave, Hajdari kritika qeverisë: Ta pranojnë, nuk janë përmbushur akoma kushtet

Shqipëria

Shtyrja e negociatave, Hajdari kritika qeverisë: Ta pranojnë, nuk janë përmbushur akoma kushtet

Më: 24 qershor 2021 Në ora: 22:55
Rudina Hajdari

Kryetarja e Komisionit Parlamentar të Integrimit, Rudina Hajdari, ka reaguar pasi Ministrat e Jashtëm të vendeve të BE nuk u dakordësuan dot për vendosjen e një date për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare, dhe çeljen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Për Vizion Plus, Hajdari nuk i ka rezervuar kritikat ndaj qeverisë shqiptare, duke theksuar se vendimi për shtyrjen e negociatave tregon që dy shtetet akoma nuk i kanë plotësuar ende kushtet.

“Është hera e disatë që ata e shtyjnë hapjen e negociatave. Është shtyrja e katërt. Do të doja që kjo datë të ishte sa më parë, por edhe këtë radhë dështoi. Ka një lloj disinformimi për këtë çështje nga të gjitha palët.

Qeveria shqiptare nuk pranon faktet që flasin shumë qartë se kushtet nuk janë përmbushur akoma ashtu siç kërkojnë vendet skeptike. Në këtë situatë është edhe Maqedonia e Veriut që ka një ngërç me Bullgarinë. Ka shumë çështje që janë tema të nxehta dhe nuk gjejnë dakordësi për të çuar këtë proces përpara”, theksoi deputetja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat