Një tjetër vend europian heq kufizimet e udhëtimit për shqiptarët

Shqipëria

Një tjetër vend europian heq kufizimet e udhëtimit për shqiptarët

Më: 25 qershor 2021 Në ora: 07:47
Ilustrim

Një tjetër vend anëtarë i Bashkimit Europian ka vendosur që të lehtësojë masat për udhëtimet me shqiptarët.

Ministria e Jashtme njofton se Spanja ka vendosur të lehtësojë masat dhe çdo kush që do të udhëtojë drejt këtij vendi i duhet dokumenti i udhëtimit, test negativ ose të jetë i vaksinuar me dozat kundër Covid-19.

Përjashtohen nga kërkesa për test fëmijët nën moshën 6 vjeç.

Fëmijët mbi moshën 6 vjeç që shoqërohen nga prindërit e vaksinuar duhet të kenë testin negativ COVID-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat