Kapet duke transportuar 4 emigrantë të paligjshëm me makinën e tij, arrestohet në aksin Pogradec-Qafë Thanë 33-vjeçari

Shqipëria

Kapet duke transportuar 4 emigrantë të paligjshëm me makinën e tij, arrestohet në aksin Pogradec-Qafë Thanë 33-vjeçari

Më: 29 qershor 2021 Në ora: 10:19
Foto nga vendi i ngjarjes

Arrestohet një 33-vjeçar duke transportuar 4 emigrantë të paligjshëm. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në bashkëpunim me strukturat për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë Policinë Kufitare dhe Policinë Rrugore.

Në vijim të operacionit të koduar “Perimetri”, kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit Dorjan Xhani, 33 vjeç, banues në Peshkopi.

Shërbimet e policisë rrugore, kanë kapur në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë, pranë vendit të quajtur “Enkelana”, shtetasin D. Xh., duke transportuar në drejtim të Tiranës, me mjetin tip “Opel”, 4 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit 500 euro për secilin, iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprime të mëtejshme hetimore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat