Reagon Sali Berisha: Pafytyrësia e drejtorit të policisë nuk njeh kufij, ai ka peng Ramën

Shqipëria

Reagon Sali Berisha: Pafytyrësia e drejtorit të policisë nuk njeh kufij, ai ka peng Ramën

Më: 3 korrik 2021 Në ora: 19:31
Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar lajmin se policia ka gënjyer se ka ndaluar dy truprojat e Saimir Tahirit.

Njëri prej tyre, u lajmëruar mbrëmjen e djeshme dhe tha se nuk ishte i ndaluar. Sipas ish-kryeministrit Sali Berisha, ‘ai mashtroi dhe pafytyrësisht qytetarët se ish-truproja e Saimir Drogës është arrestuar ndërkohë që ai është i lirë jashtë vendi’.

Reagimi i plotë i ish-kryeministrit Sali Berisha:

Pafytyrësia e narkodrejtorit të përgjithshëm të narkopolicisë nuk njeh kufinj!

Ai mashtroi dhe pafytyrësisht qytetarët se ish-truproja e Saimir Drogës është arrestuar ndërkohë që ai është i lirë jashtë vendi.

Ai ka peng Edvin drogën ndaj dhe mashtron një popull të tërë.

Lexoni kroniken e mëposhtme të gazetarit dhe ndiqni videon kur akuzonte si bandit para komisionit te ligjeve nënën e 15 vjeçarit të keqtrajtuar shtazërisht nga narkobanditet e tij.

Gënjeshtra e Ardi Veliut/ Policia e shpalli të arrestuar, ish-shoqëruesi i Tahirit telefonon gazetaren nga arratia

Ndërsa policia e ka shpallur të arrestuar ish-shoqëruesin e Saimir Tahirit, gazetarja Klodiana Lala ka hedhur poshtë këtë version.

Gazetarja shprehet se ish-shoqëruesi i Saimir Tahirit, Agustin Gega e ka telefonuar dhe i ka thënë se kundërshton akuzat ndaj tij nga ana e SPAK-ut.

Lala shprehet se në lidhje me këtë rast, Ardi Veliu duhet të heqë kapelen, edhe sepse Hekuran Marku, një tjetër ish-pjesëtar i grupit të shoqërimit të ish-ministrit te Brendshëm është në arrati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat